Vazhdojnë operacionet antidrogë të policisë greke në kufi.
Është zhvilluar operacioni i katërt brenda 48 orëve ku janë sekuestruar 139 kilogramë e 150 gram marijuanë në Dhrisko, Janinë në aksin e vjetër Janine-Trikalla.
Mësohet se droga ishte e ndarë në 131 pako dhe u gjet në një mjet të parkuar në rruge. Mjeti rezulton në pronësi të një shqiptari 21-vjeç i cili u shpall në kërkim.