Ambasadorja amerikan Yuri Kim ishte në ambientet e Policisë së Shtetit për t’u takuar me Drejtorin Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një postim në rrjete sociale, Kim thotë se diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.