Pas Elbasanit dje që konfirmoi do të dalin me një kandidaturë në Elbasan, atë të Luçiano Boçit, sot ka qenë dega e PD-së së Vaut të Dejës e cila ka vendosur përmes Kryesisë së saj që të mbështesë plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

“Duke pasur në konsideratë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proces do të merren në konsideratë si kandidaturat e dala nga procesi i primareve të organizuara në vitin 2021, ashtu edhe procesi i primareve të organizuara në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelimit, konstatojmë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatura e vetme që ka marrë mbështetjen me votë në të dy këto procese”, thuhet në një deklaratë të degës së demokratëve në bashkinë veriore të vendit.

“Në emër të PD Vau Dejës shprehim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur z. Hila si kandidat unik të të gjithë demokratëve të Vau Dejësit për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për shkak të kontributit dhe mbështetjes së tij në zonë, jemi të bindur se z. Hila është një kandidaturë fituese. Këtë propozim, Kryesia e PD Vau Dejës do t’ia përcjell me shkrim z. Enkelejd Alibeaj, znj. Jorida Tabaku dhe z. Gazment Bardhi, si përfaqësues të organeve drejtuese të PD-së. Mbetemi të bindur që vullneti i strukturave drejtuese të PD Vau Dejës do të respektohet, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëve”, mbyllet deklarata.

Artikulli paraprakRAMA: FISHAT E DIABETIT FALAS PËR TË MOSHUARIT MBI 65 VJEÇ
Artikulli tjetërPAS VENDIMIT TË KQZ PËR TË PRANUAR FIRMËN E BASHËS SI KRYETAR I PD, META RRETH 40 MINUTA NË ZYRËN E BERISHËS