Vizitorët nga vendet e rajonit përbëjnë rreth 60% të numrit total të vizitorëve të huaj për këtë vit, që kanë hyrë në Shqipëri. Shtetasit nga Kosova, vijojnë të kryesojnë me fluksin më të madh të vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas INSTAT për 7 mujorin e parë të këtij viti, hynë në Shqipëri më shumë se 1 milion shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve të vend.

Të dytët janë maqedonasit, në 372 mijë për 7-mujorin, me një rritje prej 3,4%. Më pas vijojnë shtetasit grekët me 311 mijë, italianët 159 mijë, anglezët 223 mijë, malazezët me 216 mijë shtetas dhe polakët me 76 mijë vizitorë që kanë hyrë në vendin tonë gjatë kësaj periudhe.

Sezoni veror tregon që sektori i turizmit është i orientuar drejt një tjetër viti pozitiv, duke rritur edhe peshën e tij në ekonominë e vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro për vitin 2018

Artikulli paraprakRAPORTOHET VDEKJA E PARË, E SHKAKTUAR NGA CIGARJA ELEKTRONIKE
Artikulli tjetërDONIN TË HAPNIN KULLOTA, I VËNË ZJARRIN MALIT TË SHËNGJINIT, 3 TË ARRESTUAR