Pjesën më të madhe të kohesh ja kushton çiftelisë, këtij instrumenti muzikor që identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare sidomos ne zonën e veriut. Kjo është Artenisa Përkeqi nga Lezhë, e cila që në moshë të vogel është e apasionuar pas çiftëlisë.Vajza 14-vjeçare thotë se frymëzimin e ka marrë nga gjyshi dhe po ndjek traditen e tij.

Prej 1 viti është pjesë e ansamblit “Besëlidhja” në Lezhë dhe ka marrë pjesë në shumë aktivite si valltare dhe instrumentiste, ndërsa në vazhdimësi mban veshjen tradicionale që identifikon mirditen nga ka origjinen 14-vjeçarja Përkeqi. Në Lezhë janë 65 fëmije pjesë e ansamblit folklorik të qytetit, të cilët po mësojnë çiftelinë.Profesori i tyre Llesh Prenga thotë se këta fëkije e kanë pasion këtë instrument muzikor dhe janë mjaft premtues për të ardhmen.

Në këtë mënyre fëmijet në Lezhë po mbajnë gjallë traditen folklorike te të pareve, e cila për fat të keq vitet e fundit është sfomuar gjithnjë e më shumë.

Artikulli paraprakKURBIN, DY FSHATRA ME RRUGË TË SHKATËRRUARA
Artikulli tjetërQYTETARËT: NGA 2023 PRESIM MBARËSI DHE LEK