14 vite më parë, Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali i dytë. Në Shkodër ndodhet shtëpia ku familja e saj ka jetuar në vitet ’30.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga jetesa e Drande dhe Age Bojaxhi në Shkodër, sot shtëpia vazhdon të ruaj të gjitha objektet që kanë përdorur në atë kohë familjarët e Nënë Terezës. Tonin Prela, pronari i godinës rrëfen se në këtë shtëpi ndodhet edhe krevati i Drande Bojaxhi, një ndër shumë sendet e ruajtura nga ajo kohë. Shtëpia muze e familjes së Nënë Terezës në Shkodër vizitohet shumë rrallë nga pelegrinë të pakët
. E njëjta gjë ndodh edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës, të cilët nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur këtij objekti. Nënë Tereza është shpallur shenjtë nga Papa Françesku dhe njihet botërisht për kontributin e saj të pashlyeshëm për të varfërit. Shkodra ka fatin e mirë të ketë shtëpinë ku familja e saj ka jetuar, megjithatë nuk është vlerësuar sa duhet për t’i dhënë vëmendjen e merituar.