140 aplikime jane paraqitur ne Zyren e Integruar me nje Ndalese prane Bashkise Shkoder per shfrytezimin e hapsires publike ne plazhin e Velipojes.

Nje fakt i tille behet i ditur nga shefi i kesaj zyre Gjergj Kurti i cili thote se pas percaktimit ne te rregullores ka pasur nje fluks kerkesash deri me date 31, afat ky i fundit per te aplikur per kete sezon turistik. Per verifikimin e te gjitha ketyre kerkesave Kurti thote se eshte ngritur nje komision i posacem cili do te bej dhe perzgjedhjen ne baze te kritereve te percaktuara. Bashkia Shkoder ka percaktuar nje sere kerkesash qe subjektet perkatese duhet te plotesojne për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, nderkohe gjithe qytetarte kane pasur nje jave kohe per te aplikuar pasi afati i percaktuar nga bashkia ka qene data 24 -31 maj.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 03.06.2016
Artikulli tjetërRRITEN PENSIONET E VITEVE 1993-1996, PËRFITOJNË 3 KATEGORI