Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës, në të cilën 15 banesa kanë prezencë uji, ndërsa sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë.

Në Shkodër vijon të mbetet i pezulluar mësimi në 13 shkolla. Sipërfaqja e përmbytur është rritur me 60 ha, nga 1340 ha që ishte një ditë më parë ka shkuar në 1400 ha. Rruga e Obotit është e pakalueshme.

Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë. Në fshatin Obot ka prezencë uji në 15 banesa. Mësimi është i pezulluar në 13 shkolla. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU GJATË GJITHË DITËS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBEGAJ MBLEDH SOT KËSHILLIN E SIGURIMIT KOMBËTAR, NË FOKUS DISKUTIMI I PRIORITETEVE PËR VITIN 2023