Anëtarët e 15 familjeve tek ish-Artistikja në Shkodër kërkojnë me domosdoshmëri një zgjidhje për problemin e tyre, pasi edhe pas daljes në media, asnjë dritë jeshile nuk është ndezur.
Ata shprehen se edhe diten e enjte, persona që paraqiten sipërfaqësues të Zyrës së Përmbarimit, por pa asnjë mjet identifikimi, u kanë kërkuar të lënë banesen ku ata banonjë prej 24 vitesh, pasi i ka dalë pronari. Ky truall është në proces legalizmi dhe banorët kanë dokumentacionin me firmë të ish-kryetarit të bashkisë së Shkodrës në vitet ’93-’97. Ata thonë se janë drejtuar në të gjitha insitucionet përgjegjëse në Shkodër, por edhe deri në kryeministri e nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Banorët shtojnë se nëse shteti u kërkon një marrëveshje të ndershme, ata janë gati të bashkë punojnë. Këta banorë janë prej 25 vitesh në atë truall ku edhe kanë investuar për mirëmbajtjen e tij. Kërkohet një zgjidhje e menjëhershmë, pasi ata rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.