Italianët shpenzuan rreth 22.8 miliardë euro për Krishtlindje, rreth tre miliardë ose 15% më shumë se vitin e kaluar.

Megjithatë, rreth 80% e popullsisë tashmë po riciklojnë ushqimin festiv, ndërsa pothuajse një në dy italianë do të ridhurojë dhurata të padëshiruara, shprehen grupet e konsumatorëve.

Rreth 7.5 italianë nuk dhanë fare dhurata, sipas Codacons, më shumë “të frymëzuar” nga Grinch sesa Babagjyshi.

Shpenzimet mesatare të familjeve ishin 884 euro kundrejt 770 eurove vitin e kaluar. Ndërsa blerjet e dhuratave u rritën pothuajse me 20% duke arritur në tetë miliardë euro, kostot e udhëtimit 11.5 miliardë, ose 14% më shumë dhe darkat kushtuan 400 milionë euro, 14% më shumë.

Artikulli paraprakBURGU I PEQINIT ‘HOTEL ME 5 YJE’, NË ARREST ISH-SHEFI I SIGURISË! MARENGLEN KADIU PREJ 8 MUAJSH ME DETYRË NË DRENOVË! 13 ZYRTARË NË HETIM PAS VRASJES SË ARBEN LLESHIT
Artikulli tjetërBERISHA KËRKOI PËRJASHTIMIN E TRUPIT GJYKUES, GJKKO RRËZON KËRKESËN