Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë një falenderim për Komisionin Europian dhe Presidenten Von der Leyen për ndihmën e dhënë Shqipërisë pas tërmetit  të 26 nëntorit.

 “Mirënjohës për mbështetjen humanitare nga Ursula von der Leyen dhe Komisioni Europian në këto kohë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit i cili ka lënë me mijëra të pastrehë dhe në nevojë urgjente për strehim dhe shërbime”, shkruan kreu i PD.

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NE MALESI TE MADHE, POLICIA JEP INFORMACIONET E PARA
Artikulli tjetërGAZ PAJA MBLEDH FONDE PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI, U BËN THIRRJE BANORËVE QË TË BASHKËPUNOJNË