Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim në Shkodër së bashku me kreun e bashkisë Benet Beci dhe drejtuesit rajonalë të bujqësisë dhe veterinarisë, për të sqaruar fermerët për aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, e cila garanton mbështetje financiare 15 milion euro për fermerët në të gjithë vendin. Denaj bëri të ditur se, aplikimet për skemën kanë nisur më 30 shtator dhe përfundojnë më 8 nëntor.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, deklaroi se bashkia do të jetë në mbështetje të fermerëve për lehtësimin e procedurave që varen nga pushteti vendor me qëllim që Shkodra të ketë edhe numrin më të lartë të përfituesve nga kjo skemë kombëtare.
Aplikimet për këtë skemë kanë nisur më 1 tetor on-line në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe aplikantët e rregullt mund të fillojnë edhe këtë vit menjëherë nga pagesat me 30% të investimit grant.