Prej fillimit të muajit maj kanë qenë të shumtë turistët të cilët kanë vizituar qytetin e Shkodrës, por jo vetëm. Në Zyrën e Informacionit Turistik të paktën 15 turistë në ditë kërkojnë informacion për destinacionet turistike. Marsida Tafilica, përgjegjëse e Zyrës bën me dije se numri është çdo ditë në rritje ndërsa më të preferuarat janë destinacionet turistike natyrore.
Turistët më besnik mbeten ato nga Europa.
Ky është viti I parë që prej përhapjes së pandemisë që Shqipëria dhe shtete të tjera kanë hequr të gjitha masat anti-covid. Ky ndryshim ka sjellë edhe një lëvizje të madhe të turistëve ende pa u hapur sezoni veror duke gjallëruar qytetin e Shkodrës.