Ka të paktën 15 vitë që jetën ia ka kushtuar kultivimit të mandarinave dhe portokalleve. Ndrekë Beci është një nga fermerët e njohur të njësisë administrative Dajç I cili si çdo vit, përballë shtëpisë mundohet të shesë produktet e tij, për të cilat kujdeset gjithë vitin. Ai tregon se si ka ndikuar rënia e fuqisë blerëse tek ai.
Ai shton se institucionet duhet të marrin më tepër përgjegjësi ndaj fermerëve dhe të rrisin mbështetjen e tyre.
Ndrekë Beci është 77 vjeç dhe 15 vitet e fundit I ka kushtuar çdo ditë pasionit të tij për kultivimin mandrinës dhe portokallit. Pavarësisht pasionit të tij dhe përpjekes për të shitur prodhimet, ai nuk merr frytet e pritshme të punës së tij, fillimisht nga rënia e fuqisë blerëse po ashtu edhe nga mungesa e politikave mbështetëse për fermerët që në këtë sezon po shesin prodhimet e tyre me çmime relativisht nën kosto.