Një 15 vjeçar është vënë në hetim pasi shqetësonte banorët e Grudës së Re duke lëvizur me pistoletë në brez. Kur u ndalua nga policia iu gjet në brez arma e zjarrit, po pa krëhër e fishekë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Autor i dyshuar i këtij rasti është 15 vjeçari, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.

Edhe në zonën ku banonte, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. 15-vjeçari u kthye në shqetësim për banorët e fshatit, të cilët ishin të frikësuar nga fakti që lëvizte i armatosur.

Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.

 

Artikulli paraprakBERISHA: KENI GRABITUR 122 MLD PËR 9 MUAJ, KËTO HAJDUTET MINISTRE PSE IKIN NGA KUVENDI, KANË FRIKË TË RRINË
Artikulli tjetërMBLIDHET ME VONESË KËSHILLI BASHKIAK, MIRATOHEN PIKAT