Një vajzë vetëm 15 vjeçare është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, çmimi më prestigjioz në botë.

Greta Thunberg, është bërë e njohur në shumë vende kur nisi e vetme një grevë në shkollë për ndryshimet klimatike.

Prindërit e saj u përpoqën ta bindnin të kthehej pas, shokët e shkollën nuk pranuan ta mbështesnin.

Kalimtarët shprehën keqardhje dhe zhgënjim në sytë e të panjohurës 15-vjeçare, e ulur në kalldrëm me një pankartë të shkruar me dorë.

Tetë muaj më vonë, fotografia nuk mund të jetë e njëjtë. Adoleshentja është e njohur në botë si model i vendosmërisë, frymëzimit dhe veprimit pozitiv.

Çdo të premte, në shi, diell, akull dhe borë, ajo ka dalë në rrugë dhe këtë të premte (15 mars) protesta për mbrojtjen e klimës do të jetë një nga më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë.

Teksa afrohet momenti, Thunberg është qartësisht e emocionuar.
“Është e mahnitshme,” thotë ajo. “Janë më shumë se 71 shtete dhe më shumë se 700 vende. Tani po rriten shumë, dhe kjo është shumë, shumë domethënëse”.

Ajo nuk ka qenë si fëmijët e tjerë. Nëna e saj, Malena Ernman, është një nga këngëtaret më të famshme të Suedisë. Babai i saj, Svante Thunberg, është aktor dhe autor librash. Greta ishte jashtëzakonisht e ndritshme. Katër vjet më parë, ajo u diagnostikua me Asperger’s.

Rreth moshës tetë vjeçare, kur ajo mësoi për ndryshimin e klimës, mbeti e tronditur kur të rriturit nuk duket se po merrnin seriozisht çështjen. Nuk ishte e vetmja arsye pse ajo u bë në depresion disa vjet më vonë, por ishte një faktor i rëndësishëm.

Por, tani ajo është nominuar nga tre deputetë norvegjezë.
Nëse ajo do ta fitojë çmimin, do të jetë fituesja më e re, ndërsa më herët ky çmim u fitua nga Malala Yousafzai, 17 vjeçare nga Pakistani.

“Ne kemi propozuar Greta Thunberg, sepse nëse nuk bëjmë asgjë për të ndaluar ndryshimet klimatike, do të jetë shkaku i luftërave, konfliktit dhe refugjatëve”, tha deputetja norvegjeze socialiste Freddy Andre Ovstegard për agjencinë e lajmeve AFP.

“Greta Thunberg ka nisur një lëvizje masive të cilën e shoh si një kontribut të madh për paqe”, tha ajo.

Artikulli paraprakLIMOS DIZDARI TREGON KUR RAMA DONTE TË PRISHTE TEATRIN PËR TË NDËRTUAR NJË TË RI ME PARATË E GREQISË
Artikulli tjetërFITONIN KATËR MIJË EURO NË DITË,ARRESTOHEN PESË TRAFIKANTËT SHQIPTARË