Kohët e fundit bota është bërë pa kuptim dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është të angazhohemi në mosbindje civile, madje edhe në një vend që organizohet me rregullat e veta, siç është Suedia.

Greta Thunberg, një vajzë 15-vjeçare, ka protestuar me muaj të tërë në Suedi. Para zgjedhjeve parlamentare të vendit me 9 shator, ajo u nis për në grevë çdo ditë gjatë orëve të mësimit për 3 javë, para parlamentit, në Stokholm.

Pas zgjedhjeve ajo u rikthye në shkollë katër ditë, por të premteve ulet në shkallët e parlamentit. Ajo që vajza kërkon është që qeveria të reagojë në mënyrë radikale, në lidhje me ndryshimet klimaterike.

Një numër i madh i anëtarëve të parlamentit kanë dalë jashtë te shkallët, ku vajza qëndron, duke i shprehur mbështetje, edhe pse i kanë thënë që duhet të jesh në shkollë në këtë kohë, dhe jo këtu.

Greta zhvilloi një interes të veçantë në ndryshimet klimaterike që kur ajo ishte 9 vjeç, në klasë të tretë.

“Ata gjithmonë tregonin sesi duhet të fikim dritat, të kursenim ujin, të mos e hidhnim ushqimin dhe kur i pyeta pse, më treguan për ndryshimet klimatike.

Nëse njerëzit ndryshojnë kushtet e klimës, të gjithë për klimën do flasin dhe jo për gjëra të tjera. Dhe kjo gjë nuk po ndodh” tha ajo

Greta ka aftësi të mistershme përqendrimi, që ajo ia atribuon sëmundjes së saj, autizmit.
“Unë mund të bëj të njëjtën gjë për orë të tëra, ose dhe me vite”, Mendoj që zgjedhjet janë të parëndësishme.

Klima nuk do ndryshojë vetëm sepse një parti mori më shumë vota. Politika që parandalon katastrofat klimatike, nuk ekziston sot. Duhet ndryshuar sistemi, tha ajo, si të ishim në krizë, sikur të ishim në luftë.

Suedia nuk është një model” thotë ajo, me motivin që planet e ndryshimeve klimaterike nuk janë afatgjata dhe nuk shihen përtej 2050.“Deri atëherë unë do kem jetuar gjysmën e jetës time, po më pas çfarë do ndodhi?”shprehet Greta.

Protesta e Gretës ka marrë një mbulim të gjerë në Suedi, dhe për momentin ndryshimet klimaterike janë bërë tema e ditës.

Artikulli paraprakSHKRIMTARI BEDRI ISLAMI PROMOVON VEPRAT E TIJ
Artikulli tjetërITALIA NË EMERGJENCË, 3 TË VDEKUR E 40 TË PLAGOSUR