Vijon të rritet numri I nxënësve që regjistrohen në shkollat e mesme profesionale në Shkodër. Në shkollën “Arben Broci” në klasën e dhjetë këtë vit janë rreth 150 nxënës, tregon drejtori Zamir Laçej.
Pavarësisht rritjes së numrit të nxënësve që I drejtohen arsimit professional, dega e ndërtimit në këtë shkollë vijon të mos hapet si shkak I mungesës së interesit që të rinjtë kanë për këtë sektor të mirëpaguar.
Regjistrimet në shkollën profesionale “Arben Broci” do vijojnë të jenë të hapura për të gjithë nxënësit deri në dhjetor të këtij viti. Të gjithë nxënësit e klasave të dhjeta, të regjistruar në shkollat e përgjithshme mund të transferohën në këtë shkollë profesionale pasi kurrikula bazë është gërshetuar duke bërë që nxënësit të marrin njohuritë bazë edhe në shkollën “Arben Broci” deri në përfundim të vitit të parë.