Rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë.
Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qyteti. Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat.