Shumë fshatra janë të bllokuar nga përmbytjet, ndërsa e vetmja rrugë për të qarkulluar është me varkë. Niveli i ujit ka arritur në 80 cm, ndërsa 150 banesa janë të rrethuara nga uji.

35 fermerë kanë kërkuar ndihmë, pasi baza ushqimore ka mbaruar. Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimet nga HEC-et, thonë banorët.

Banorët dalin nga banesat vetëm me varka për t’u furnizuar me ushqime, pasi lëvizja me mjete të tjera ëshët e pamundur, ndërsa prej ditës së djeshme një pjesë e fshatit nuk ka as ujë të pijshëm. Probleme ka në njësitë Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi dhe shumë fshatra, të cilët janë nën pushtetin ujit.

Sipas të dhënave të fundit, njoftohet që niveli i ujit ka pasur rritje deri në 20 cm që nga mbrëmja e djeshme.

Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi i ka bërë një tjetër thirrje Prefektit që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi situata pritet që të rëndohet si pasojë e reshjeve dhe shkarkimeve nga HEC-et.

Prefekti nuk ka pranuar që të shpallë emergjencën deri tani. Nga bashkia e Shkodrës, deri tani llogaritet që të jetë 57 mln lekë të reja shifra nga dëmet te Njësia Ana e Malit.

Artikulli paraprakDEPUTETË TË SHKODRËS KËRKESË PREFEKTIT MILLJA
Artikulli tjetërLAMTUMIRË DAVIDE ASTORI! FIRENCE I JEP LAMTUMIRËN KAPITENIT TË FIORENTINËS