1500 maturantët e shkollave të mesme të Shkodrës përmbylljen e ciklit të studimeve e festuan përmes ceremonisë të përvitshme tashmë “Dita e Maturantit”, organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit. Po ashtu në këtë ceremoni u nderuan 40 maturantë ekselentë. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia u shpreh se këta maturantë falë dijeve të tyre do të jenë një bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë në të ardhmen.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i pranishëm në këtë ceremoni tha se maturantët janë një krenari për të gjithë.
Në ceremoninë festive të “Ditës së Maturantit” u organizua edhe një koncert artistiko kulturor me vetë maturantët dhe disa prej artistëve të rinj më të mirë të Shkodrës.