Nga data 1 janar e këtij viti kanë filluar aplikimet për mësuesit që do të përfitojnë kontrata të përkohshme pune. Deri në 15 qershor e këtij viti do të jenë 1500 praktikantë të cilët do të japin mësim në shkollat e vendit.

Ndërkohë që po kaq praktikantë do të punësohen me kontratë të përkohshme gjatë periudhës 15 shtator deri në 31 dhjetor.

“Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar–15 qershor 2018 dhe periudhën 15 shtator– 31 dhjetor 2018 është 1500 praktikantë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve do të jetë në bazë të vendeve dhe mundësive që ofrojnë këto Drejtori Arsimore.

Kështu sipas të dhënave numrin më të madh të praktikantëve do ta ketë Tirana dhe më pas vijnë Elbasani, Durrësi, Fieri, Vlora etj.

Pagesat

Praktikantët gjatë periudhës që do të kryejnë praktikën profesionale do të përfitojnë edhe pagesat mujore. Sipas vendimit pagesa do të jetë sa rroga minimale mujore që aplikohet në vend.

“Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj nga njësitë arsimore vendore pagesën e përllogaritur mbi bazën e pagës minimale mujore prej 22 mijë lekë.

Po kështu këtyre praktikantëve di t‘iu paguhen edhe sigurimet shoqërore në masën 24.5% të pagës bruto dhe për sigurimin e kujdesit shëndetësor në masën 3.4% të pagës bruto.

Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2016, të përllogaritura në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 lekë, do të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2018, për Ministrinë e Arsimit”.

Artikulli paraprakOBOTI DEL NGA IZOLIMI, BIE NIVELI I UJIT
Artikulli tjetërJA 50 QYTETET MË TË RREZIKSHME NË BOTË SIPAS NUMRIT TË VRASJEVE