Qyteti i Shkodrës ka përkujtuar 16 Qershorin e cila shënohet me të zeza në historinë e këtij qyteti, ditë që përkon me vrasjen e 17 vjecarit pëllumb Pëllumbi.
Autoritet vendore dhe kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike kanë qënë prezent pranë monumentit kushtuar këtij djaloshi i cili është edhe hero i demokracisë. Kryetari i shoqatës së përndjekurve politikë në Shkodër Zenel Drangu gjatë këtij takimi, akuzoi politikën, por garantoi edhe mbështetjen për Partinë Demokratike.
E pranishme në këtë takim Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, theksoi se askush nuk duhet të harrojë të kaluarën, ndërkohe që evidentoi se këtë të kaluar po kërkojnë ta rikthejnë disa të vetëquajtur rilindas. Pellumb Pellumbi u vra në kufi vitin 1990, ndërkohe që pas kësaj vrasje, funareali i këtij djaloshi u kthye në një revolt popullore, kundër regjimit komunist i cili ishte në grahmat e tij të fundit .