16-vjeçarja dhunohet nga ish i dashuri 11 vite më i madh
Edhe pse lidhja e tyre kishte marrë fund, ai nuk dorëzohej… Në fshatin Buqës të Elbasanit, 27-vjeçari R.M. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish të dashurës së tij S. K., 16 vjeçe, të dy banues në këtë fshat, bëjnë me dije burime nga policia. Vajza ka bërë denoncimin një ditë më parë dhe për të u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.