Gjendja e lumenjve ne Shkoder paraqitet mjaft problematike pasi pervecse dëmtimit pa kriter te shtretërve te tyre çdo dite ne ta hidhen mbeturina dhe inerte te ndryshme duke krijuar një situate alarmante për sa i përket ndotjes.
Kështu shprehet eksperti i mjedisit profesor Mahir Hoti ne ditën ndërkombëtare te veprimit te lumnejeve. Ne ketë dite mungon totalisht sensibilizimi qofte nga institucionet apo shoqatat mjedisore. “Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë” është një ditë për t’u kujdesur për mbrojtjen e lumenjve.
Kjo është një ditë për të edukuar një brez të ri në lidhje me rëndësinë e lumenjve dhe për të kërkuar përmirësime në praktikat e vendimmarrësve. Mbi lumenjtë tanë është vepruar në mënyrën më të papërgjegjshme për rëndësinë e tyre. Janë dëmtuar pa kriter shtretërit si dhe janë derdhur mbeturina plastike dhe inerte në ujërat e tyre.