Një 17 vjeçar i shpëtoi pa dëmtime një atentati me armë zjarri në Shkodër.Policia e Shkodrës tha se mori njoftim për të shtëna armësh rreth orës 09:25 në vendin e quajtur Palma, në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit verior.

Objektivi i sulmit me armë ka qene 17 vjecari me inicialet G.S.. Autori i dyshuar i sulmit është identifikuar menjëherë nga policia e cila po punon për ta vënë në pranga. Sipas policisë së Shkodrës shkak është bërë një konflikt i mëparshëm, ndërsa theksohet se që të dy janë banorë të lagjes ‘Partizani’ në Shkodër.

Burimet thonë se autori ka qëlluar disa herë me pistoletë, por asnjë nga plumbat nuk e ka kapur objektivin e tij.Por ngjarja ndërkohë e shënuar shumë pranë Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ krijoi panik mes qytetarëve. Pas veprimeve në vendngjarje, policia tha se po vijon punën për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e motivit të atentatit të dështuar në Shkodër.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi R. B. banues në lagje Partizani Shkodër, ka qelluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. S. 17 vjeç banues në lagje Partizani Shkodër, pasi kanë patur një konflikt të mëparshëm. Nga të shtënat nuk ka persona të demtuar. Punohet për kapjen e autorit.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PEZULLOHEN LUNDRIMET E ANIJEVE NË VLORË E DURRËS
Artikulli tjetërBALLA: DENONCIM NË PROKURORI NDAJ LULZIM BASHËS; KRYEDEMOKRATI: BËJE QË SOT