Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë.

Rreth orës 09:15, të datës 01.07.2024, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, HAPET KINEMA VERORE PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërPUSHUESIT: VELIPOJA MË E SHTRENJTË KËTË VIT