POLICIA ARRESTON SHTETASIN KRESHNIK VOLUMI PËR ARMËMBAJTJE PA LEJE. Drejtoria rajonale e policisë së Shkodrës bën të ditur se një shtetas 52 vjeçar me inicialet SH.H, banues në fshatin Vukatanë të Komunës Guri Zi, ka bërë kallëzim se me datën 9 janar të këtij viti i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetësja E.H, vjeç 17.
Policia po punon për gjetjen e të miturës. Nga sa mësohet nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë detyruar 17 vjeçaren që të mos kthehet në shtëpinë e saj. Sipas burimeve pranë kësaj familjeje mes vajzës dhe prindërve të saj nuk ka pasur ndonjë konflikt ndaj ende janë të paqarta arsyet e largimit të 17 vjeçares. Po ashtu policia e Shkodrës pas një kontrolli të ushtruar në lagjen 10 Korriku ka arrestuar shtetasin Kreshnik Volumi i cili mbante në makinën e tij një armë zjarri pistoletë pa leje. Sipasi policisë në baze te një plani masash te organizuar nga forcat e komisariati Policisë Shkoder, Sektorit të Krimeve te renda dhe të Trafiqeve në këtë drejtori për goditjen e personave me tendecë armbajtje dhe trafikimi i lëndëve narkotike, në lagjen ‘ ‘‘10 Korriku‘‘, në vendin e quajtur afer ‘‘Ures së Vezëve’’ u shtrua kontroll në automjetin Tip Alfa Romeo me ngjyrë vishnje dhe me targa SH1501 D, që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Volumi, banues në Shkodër. Nga kontrolli i planizuar rezultoi se poshtë sediljes në krahun e djathtë të shoferit ishte mbështjellur në një beze pambuku një armë zjarri pistoletë Tip ZASTAVA, ku arma kishte një kreher me një fishek dhe një fishek tjetër në fole, të cilat u sekuestruan ne cilesinë e provës materiale. Lidhur me ketë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i ketij shtetasi. Nga sa mësohet policia do të vijojë me kontrolle të rrepta në të gjithë Qarkun e Shkodrës për të ndaluar personat të cilët mbajnë dhe lëvizin me armë pa leje. Kjo edhe në kuadrin e një operacioni kombëtar të ndërmarrë ditët e fundit për mbi 80 persona që janë të shpallur në kërkim.