Detaje te reja rreth vrasjes se Gjergj Krygjes nje dite me pare ne fshatin Sume te Dukagjinit. 43 vjeçari dyshohet se ka qene i denuar ne Itali per lende narkotike dhe policia dyshon se ka me pak se nje vit qe autoritetet italiane e kane sjelle ne Shqiperi duke e depertuar.
Policia pritet ti dergoje nje shkrese autoriteteve italiane lidhur me dosjen e Gjergj Krygjes dhe depertimin e tij. Po ashtu 43 vjeçari para afro 2 vitesh ka qene i shpallur ne kerkim ne Shqiperi i dyshuar si kultivues i lendeve narkotike ne zonen e Dukagjinit. Policia piste te pergjithshme ka keto çeshtje megjithate ende nuk ka indicie konkrete nese kane lidhje direkte me vrasjen e tij apo ka ndonje konflikt tjeter.
Po ashtu ende nuk ka asnje informacion rreth identitetit te autoreve dhe policia po punon per identifikimin e tyre. Gjergj Krygja eshte vrare afer deres se shtepise ndersa te shtenat jane degjuar nga bashkeshortja e tij e cila ka dale menjehere por e ka gjetur te vdekur me kater plumba ne trup ndersa eshte qelluar me automatik kallashnikov nga nje largesi prej rreth 20 meter.
Nje fouristrade e gjetur afer vendit te ngjarjes nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur pasi policia e ka verifikuar ate mjet dhe eshte i nje banori atje. Mendohet se autoret e vrasjes e kane ruajtur viktimen dhe sapo e kane pare te vetem e kane qelluar ndersa mendohet se kane levizur ne kembe dhe jo me makine.
Familjaret fillimisht kane kerkuar helikopter duke menduar se kishte mbetur i plagosur rende por ne pak minuta ka nderruar jete ne vendngjarje. Policia eshte nisur serish sot drejt vendit te ngjarjes per te gjetur gezhojat e kater plumbave me te cilet eshte qelluar si dhe prova te tjera duke qene se nje dite me pare ka qene tejet e veshtire per shkak te kushteve atmosferike me reshje te dendura shiu. Familjaret kane deklaruar se ata nuk e
kane idene perse ka ndodhur kjo vrasje dhe jane shprehur se ne dijenine e tyre viktima nuk ka patur ndonje konflikt me kend. Gjergj Krygja kishte shkuar me familjen per te mbledhur prodhimet e dimrit ne Dukagjin sepse shtepine ku jeton e ka ne fshatin Shtoj te njesise Rrethina bashkia Shkoder.
Policia vijon punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje dhe identifikimin dhe gjetjen e autoreve. Kjo eshte vrasja e dyte e ndodhur brenda pak koheve ne Dukagjin teksa ne 21 tetor u qellua shtetasi Lazer Arra ne fshatin Palaj te njesise Shosh ne Dukagjin por keto ngjarje nuk kane lidhje me njera-tjetren por kane ndodhur brenda nje kohe te shkurter duke tronditur Dukagjinin dhe qytetin e Shkodres.