Viti i ri shkollor nisi me 1740 nënës më pak se 1 vit më parë në Qarkun e Lezhës.Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

Numri më i ulet i nxënësve është në Bashkinë e Mirditës, ky emigrimi i të rinjeve vit pas viti po merr përmasa të frikshme çka po reflektohet edhe në shkolla.Ndërkohë viti i ri shkollor nisi pa probleme, ndërsa më të emocionuarit ishin nxënësit e klasave të para të cilët nisen rrugen e dijes.

Referuar numrit të ulet të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale.Pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbylluar apo mësues të cilët kanë dalë të papunë.

Artikulli paraprakBECI: VËMENDJE E SHTUAR PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërISHULL-SHËNGJINI ME SHKOLLË TË RE