Frika se hasmi mund t’i vrasë ka bërë që 18 nxënës të qarkut Shkodër të mos shkojnë në dyert e shkollave këtë vit.
Shifrat i jep kryetari i shoqatës së pajtimit të gjaqeve Nikollë Shullani. Ato që nuk shkojnë në shkollë janë nxënësit që kanë mbushur moshën për shkollat e mesme. Tek familjet e nxënësve në gjakmarrje pothuajse nuk bëhet mësim. Edhe pse një problem 25-vjeçar ende fenomeni i gjakmarrjes nuk po gjen një zgjidhje duke bërë që nxënësit në vend që të shkollohen të ngujohen brenda katër mureve nga frika se gjaksi hakmerret.