Ditën e sotme kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar me banorët e Shkodrës të cilëve u ka bërë thirrje për protesta massive më 18 shkurt.
“Qeveria është bërë palë me krimin. – tha Basha ndërmjet të tjerave. – Qeveria ka bërë pakt me kriminelët për të vjedhur votat. Më 18 shkurt nis një lëvizje e madhe. Gati për marshim, koha është tani. Qytetarët janë mbushur me mashtrime, por qeveria që do të vijë nuk do të vjelë taksat e shqiptarëve”, -tha Basha