Një 18-vjeçar nga Këlcyra rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Policia dhe familjarët dyshojnë se i riu Matias Rizallari mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

Sipas burimeve nga policia lokale i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën teksa ka tentuar të lahej në lumin Vjose. Kërkimet janë përqendruar ne rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por pa rezultat.

Artikulli paraprakQEVERIA SHQIPTARE FOND TË VEÇANTË FAMILJEVE TË DY DËSHMORËVE NE LETONI
Artikulli tjetërTAKIMI NË PRESIDENCË, DASHAMIR SHEHI: META FTESË PËR PD-PS PËR DATËN E RE TË ZGJEDHJEVE