Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish të dashurin e saj.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, e reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.’- njofton policia.

Artikulli paraprakQËLLOI ME ARMË GJAHU TË RINJTË NGA BALLKONI PËR T’I VRARË, POLICIA ZBARDH NGJARJEN NË SHKODËR: SI U NEUTRALIZUA I MOSHUARI
Artikulli tjetërDHUNOI BASHKËSHORTEN NË SY TË FËMIJËVE, ARRESTOHET 30-VJEÇARI NË LEZHË