11 muajt e parë të vitit 2017 kanë qenë të suksesshëm përsa i përket shifrave të punësimit në Shkodër. Sipas drejtores së Zyrës së Punës Shkodër, Rozafa Zmijani, bëhet fjalë për 1820 punësime të reja, të cilat nga fillimi i janarit deri në fund të muajit nëntor.
Në këto punësime hyjnë ata që janë punësuar përmes programit të nxitjes së punësimit, kryesisht fasoneria dhe ndërmjetësimi që është bërë direkt me punëdhënësin. Përgjithësisht tregu kërkon të rinj dhe me gjuhë të huaj. Trendi i krahasuar me vitin e kaluar është më i mirë në këto 11 muaj të 2017-ës. E gjitha kjo ka ndodhur pasi sipas Zmijanit, Zyra e Punës ka shkuar vetë tek subjektet që ofrojnë punën, si dhe janë nxitur specialistët për të shkuar tek ofertuesit.
Në këtë hark kohor prej 11 muajve të parë të 2017-ës, edhe pse janë punësuar 1820 persona, në Zyrën e Punës rezulton 7870 persona punkërkues të papunë.