Kalaja Rozafa mbetet pika më e vizituar turistike edhe në periudhen Janar – Prill të vitit 2019 me rreth 19 mijë vizitorë.

Majlinda Laçaj, drejtore rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër tregon se krahasuar me 1 vit më parë, statistikat tregojnë një rritje me 15% të interesit të turistëve.

Drejtorja Laçaj shtoi se para fillimit të sezonit turistik, 30 objekte do t’I nënshtrohen restaurimeve.

Sipas drejtores Majlinda Laçaj, këtë vit interesi I turistëve të huaj është në rritje falë edhe projekteve të zbatuara për promovimin e monumenteve me trashëgimi të madhe historike dhe kulturore.

Artikulli paraprak5 MAJI, PËRKUJTOHET DITA E DËSHMORËVE
Artikulli tjetërMETA- POLITIKËS: REFLEKTONI, DUHET DIALOG