19 monumente të trashëgimisë kulturore në Shkodër nuk ekzistojnë më, 2 janë shkatërruar totalisht, 17 rrezikojnë qëndrueshmërinë, 12 janë tjetërsuar, 78 kërkojnë ndërhyrje emergjente ndërsa vetëm 20 janë në gjendje të mirë.

Ky është bilanci tragjik i drejtorisë rajonale të kulturës në Shkodër pas një inventarizimi të bërë pas afro 40 vitesh, një bilanc i cili të frikëson dhe një alarm për këdo sepse 128 monumente në një të nesërme të afërt mund të zhduken ashtu siç 21 prej tyre. Problem madhor mbetet pronësia për shumë objekte që gëzojnë statusin e monumentit. Ministria e Kulturës ka një vëmendje për monumentet. Drejtorja Laçej bën edhe një bilanc të punës për 3 vitet e fundit. Në rast se pjesa më e madhe e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shkodër, zhduken, tjetërsohen apo shkatërrohen atëherë nuk mbetet asgjë për t’i treguar brezave ashtu siç historia kulturore fundoset për të mbetur vetëm në faqet e librave ndërsa ne që jetojmë sot me të drejtë do na akuzojnë si fajtor që nuk bëmë asgjë për të ruajtur vlerat kulturore që mbartin këto objekte.

Artikulli paraprakSHBA, PËRFSHIHEN NGA STUHITË E BORËS, PARALIZOHEN DISA SHTETE
Artikulli tjetërSHKODËR, 1600 MËSUES PROVIM PËR KUALIFIKIM