Sot janë mbushur 19 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004 ku një grup të rinjsh humbën jetën në ujërat e detit Jon pasi u nisën nga Shkodra drejt bregdetit të Vlorës duke tentuar të shkojnë në Itali me gomone për një jetë më të mirë. Familjarët e viktimava shprehen se kjo tragjedi nuk është zbardhur ende nga drejtësia duke e cilësuar si një krim shtetëror.

Ndoc Bjeshka një nga familjarët e viktimave ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që akoma dhe sot vendosin të largohen drejt nje shteti tjetër me gomone siç janë të rinjtë që ikin drejt Anglisë.

Dosja e 9 janarit është dërguar në SPAK por sipas avokatit të familjarëve Dodë Mehmetaj akoma nuk është marrë në shqyrtim për shkak të kalimit të afateve.

Më 9 janar të vitit 2004, 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. 18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane ndërsa 7 të tjerë nuk janë gjetur ende që prej asaj dite e deri më sot.

 

Artikulli paraprakTARIFA E HAPËSIRËS, TREGTARËT: E PAPËRBALLUESHME
Artikulli tjetërE VETME ME TRE FEMIJË, 35-VJEÇARJA APEL PËR NDIHMË