Ai është vetëm 19 vjeç, vazhdon studimet në degën Administrim-Biznes në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe numëron me qindra fustane të dizenjuara nga dora e tij. Arlind Tafilica, është djali që pasionin për modën dhe të bukurën e kultivoi që kur ishte mjaft I vogël.
Ai tregon se nëna dhe 2 gjyshet e tij ishin ato që ia mësuan këtë profesion.
Kur e pyet për fustanin më të bukur, Arlindi zgjedh fustanin rozë të veshur nga Kendall Jenner në tapetin e kuq, të cilin pati mundësi ta krijonte për një maturante.
Duke qenë se Arlindi ka zgjedhur të jetë një matematicien I mirë dhe një stilist gjithashtu, ka një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
Aktualisht Arlindi I ushtrohet sezonit të provimeve në fund të vitit akademik dhe punon me kohë të plotë në studion e mamasë për të kompozuar stilimet e tij.