Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë të atin dhe e ka varrosur me pas në oborrin e banesës.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa vetë vajza ka deklaruar në Polici se e ka vrarë të atin, pasi ai e detyronte që të fejohej pa dëshirë.
Familjarët thonë se janë shumë të tronditur dhe se nuk dinin asgjë.
“Nuk di asgjë. Jam shumë i tronditur. Është traditë e shqiptarit të njoftojmë njëri-tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di si e ka bërë”, tha një familjar.
“Ne e kemi marrë lajmin nëpërmjet televizorit”, tha një tjetër i afërm.
Hygerta Meta, 19-vjeçare dyshohet se ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë në Durrës të atin 50-vjeçar, Pëllumb Meta.
19-vjeçarja rezulton studente në Universitetin e Tiranës për degën e menxhim biznesit. Në dëshminë e dhënë përpara uniformave blu ajo ka marrë përsipër autorësinë e krimit.
19-vjeçarja ka deklaruar se ishte ajo që e dërgoi automjetin e babait të saj në zonën e plazhit në Durrës.
Vrasjen e të atit e ka kryer me pistoletën e viktimë, por policia ende nuk ka mundur të sekuestrojë armën dhe as gezhojat, të cilat po ashtu ka deklaruar se i ka hedhur në zonën e Sektorit Rinia.Babai Pëllumb Meta punonte si roje. Burime bëjnë me dije se policia e Durrësit po verifikon edhe rolin e të ëmës së 19 vjeçares dhe 2 vëllezërve të saj në ngjarjen e rëndë në familje.
Motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që ata kanë patur.