Juban Danja ka festuar 19-vjetorin e krijimit të saj. Përmes një ceremonie të thjeshtë, u kujtua 19-vjetori i krijimit të këtij klubi, ku iniciatori kryesor në atë kohë ishte presidenti Ferdinand Jaku. Ky i fundit thotë se përjetoi shumë emocione edhe në këtë 19-vjetor të Juban Danjës.
Dy futbollistet e grup-moshave të Juban Danjës, Aleksandra Hila dhe Françeska Mllugja, flasin për ëndrrat e tyre që kanë në të ardhmen në futboll.
Me 6-shtator të 2005, në Juban u luajt ndeshja e parë e futbollit për femra në Shqipëri dhe inicatori kryesor në atë kohë ishte presidenti i Juban Danja, Ferdinand Jaku, që edhe sot e kësaj dite vijon punën me grup-moshat e femrave.