Procesi i rikualifikimit urban ka prekur qytetin e Pukës, që do të nisë nga rikonstruksioni i fasadave të pallateve, ndërtimin e një shëtitoreje rreth liqenit, kënd lojërash për fëmijë si dhe një amfiteatër, duke i dhënë këtij qyteti një pamje tjetër.
Kryebashkiaku Gjon Gjonaj thotë se firmat po punojnë me kapacitet të plotë në të gjitha njësitë administrative në mënyrë që gjithcka të përfundojë brenda këtij sezoni.
Sipas Gjonaj rikualifikimi urban në qytet është drejt fazës përfundimtare ku deri tani është kryer 70 % e punës.
Projekti për Bashkinë Pukë është ndarë në dy faza. Ka përfunduar faza e parë e cila ka kryer ndërtimin e pedonales së qytetit, çative të ndërtesave, ndriçimin dhe rivitalizimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e shatërvanit në sheshin e qytetit.
Pas gati 30 vitesh po investohet në Pukë, për t’i dhënë një fizionomi tjetër këtij qyteti, për ta bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agro-turizmit.