Autoritetet italiane kanë dhënë detaje të reja për aksionin antidrogë ku u sekuestruan më shumë se 2.2 tonë marijuanë.

Mediat italiane publikuan identitetet e shqiptarëve të arrestuar dhe videon e trafikantëve, ku duket njëri prej tyre duke hedhur drogën në det. Skafi është ndjekur për pesë orë nga policia e Malit të Zi dhe ajo e Guardia Di Finanza, ku në përfundim u bë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve nga Vlora.  Në kuadër të operacionit të quajtur “Triton”, që u zhvillua pasditen e së premtes u arrestuan dy skafistët shqiptarë. Pas disa orës ndjekje policia italiane ka arritur të kapë gomonen, në bordin e së cilës ndodheshin dy skafistët shqiptarë: B.B., 42 vjeç dhe J.H., 31 vjeç, të dy nga Vlora të cilët janë vënë në pranga për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge. Marijuanë që është nxjerrë nga deti ishte paketuar në 110 pako me përmasa të ndryshme dhe me peshë totale 2261.5 kg. Sipas “Guardia di Finanza” kjo sasi droge nëse do ishte hedhur në treg do të sillte mbi 20 milionë euro.

Artikulli paraprakROJET E PLAZHIT, QYTETARËT “KRYQËZOJNË “ RAMËN
Artikulli tjetër“LOGU I BJESHKËVE”, ZGJIDHET E BUKURA MALSORE