Një sasi droge, e fshehur në një kamion të nisur nga Shqipëria, është gjetur nga policia italiane në portin e Barit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për 2.4 kilogramë drogë të llojit heroinë, që me t’u hedhur në treg do të sillnin fitime të konsiderueshme. Droga është gjetur nga funksionarët e Doganave të Barit, në bashkëpunim me kolegët e Guardia di Finanza.

Heroina ishte fshehur në një hapësirë poshtë sedijes së shoferit, i cili është arrestuar, shtojnë më tej burimet mediatike.

Artikulli paraprakU DËNUA PËR 2 VRASJE,SHQIPTARI I KËRKON DËMSHPËRBLIM SHTETIT
Artikulli tjetërBUSHATI NË BRUKSEL:2018 VENDIMTARE PËR RRUGËTIMIN EVROPIAN TË SHQIPËRISË