7 gjoba me vlerë totale 2.57 milion lekë si dhe dy bllokime aktiviteti ka vendosur Drejtoria Rajonale e AKU në Tiranë dhe Shkodër pas kontrolleve të ushtruara në furra buke, byrektore dhe fast food-e.

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se disa subjekte në Tiranë dhe Shkodër/Velipojë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Furrë Buke Pastiçeri Losha” me aktivitet “prodhim dhe tregtim buke dhe produktesh pastiçerie”, Tiranë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”.

Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme (dhoma e fermentimit kishte prani ndryshku; në ambientin e përpunimit kishte prani të sendeve të tepërta; mbetjet ishin të përhapura në të gjithë ambientin dhe nuk kishte një ambient për depozitimin e tyre; nuk dispononte librezën shëndetësore si dhe ambienti kishte nevojë për meremetime).

Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte planin e vetkontrollit si dhe sistemin e gjurmueshmërisë ku të identifikojë produktin që prodhon apo tregton si dhe duke mos mbajtur regjistra për pranimin e lëndës së parë.

Masa jane marre dhe per nje byrektore dhe dy “fast food” ne plazhin e Velipojes.AKU do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin, për të garantuar zbatimin e ligjit nga operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN E RI,AI ËSHTË MIRSAD JONUZ
Artikulli tjetërSHUHET NË MOSHËN 93-VJEÇARE SHKRIMTARI I NJOHUR ANDREA CAMILLERI