Sasi të mëdha kokaine me vlerë 2.7 milion euro janë gjetur brenda një kontenieri në një prej porteve të Maltës.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Shqipërinë. Mësohet se droga u gjet ditën e sotme gjatë skanimit të kontenierëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës.

Gjatë kontrollit skaneri dalloi disa parregullsi në ngarkesa dhe pas kontrollit rezultoi se në një prej kontenierëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me në total 24 kilogram kokainë. Pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese.

Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, BALLUKU: SISTEMI I SIGURISË RA, SHTETI DO FLASË, FAJIN E KANË KINEZËT
Artikulli tjetërMEDIAT GREKE: JA KUSH ËSHTË PERSONI QË U VRA NË RINAS