1 i vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në oret e vona të mbrëmjes të së premtes në rruget e Qarkut të Lezhës.Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 21:50 minuta përgjatë superstrades Lezhë-Shkodres në dalje të qytetit, ku një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale G.B përplasi për vdekje një këmbësor.Viktima e cila u identifikuar disa orë pas ngjarjes është shtetasi Zef Kacoli 50-vjeç nga Puka.

Goditja ishte e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit i cili po lëvizte në anë të rrugës, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
10 minuta më vonë një tjeter aksident u regjistrua pranë “Mbikalimit të Patokut” në Kurbin.

Dy automjete u përplasen me njëra tjteren dhe për pasojë mbeten të plagosur 6 përsona 4 prej të cileve në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë.Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanve të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, SHËNGJINI NUK ËSHTË ENDE GATI
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, E TRETA NË BOTË DHE E PARA NË EVROPË PËR RRITJEN E TURIZMIT