Tre shqiptarë mes të cilëve një femër janë arrestuar nga policia greke. Ata akuzohen për importim dhe magazinim lëndësh narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.
Policia sekuestroi 41,7 kg kanabis të papërpunuar; 10,3 kg kanabis të tipit çokollate, 2 kallashnikovë, 542 fishekë, etj.
Ata u arrestuan ne Sepolia, si dhe Keratsini të Athinës, ku banesa e 36 vjeçares shërbente si vend për ruajtjen e drogës.
Mësohet se dy prej të arresturave jane burrë e grua.