Ata po shkarkonin nga një kamion thasë të zinj dhe çanta të mëdha brenda së cilave u gjet një sasi prej 206 kilogram marihuanë, kur u pikasën dhe u bllokuan nga karabinierët.

Kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën industriale të komunës italiane Settimo Milanese.

Dy persona, një italian 50 vjeç nga Bovisio Masciago dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, u arrestuan për akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Identitete e personave të vënë në pranga nuk bëhen me dije, nga raportimet e medieve lokale.Në banesën e shqiptarit, shofer i fugonit, efektivët gjetën edhe 62 mijë e 880 euro.

Artikulli paraprakSHPERTHIM ME TRITOL ,HIDHET NË ERË MAKINA
Artikulli tjetërATENTAT MINISTRIT TË BRENDSHËM TË PAKISTANIT