Pas kerkesës zyrtare të deputetit socialist Eduard Ndreca për ta shpallur 2 marsin, Beselidhjen e Princave Shqiptarë, si festë zyrtare nuk kane munguar edhe reagimet. Një prej tyre ishte edhe ish nënkryetarja e Bashkise Lezhe, Alfrida Marku. Ajo tha në reagimin e saj se një kërkesë e tillë ishte përsëritur prej tyre vazhdimisht prej vitit 2017, por që nuk morën asnjëherë përgjigje. Për këtë arsye e konsideroi këtë veprim te deputetit Ndreca një kopje të vonuar, por që e mbështeste si iniciativë. Pas këtij reagimi, Eduard Ndreca i është përgjigjur deklaratës së Markut duke i kujtuar se vendimi i tij ishte një e drejtë që i jepej me ligj dhe se kishte vepruar në interes të një ngjarjeje shumë të rëndësishme për kombin shqiptarë që fatmirsisht kishte ndodhur në Lezhë.
“Alfrida pergezime per idene qe keni pasur ju si bashki dikur, por kjo nuk do te thote se 2 marsi eshte prone e njerit apo tjetrit krah politik” – e nis reagimin e tij deputeti Eduard Ndreca duke shtuar se:
“Ideja eshte te promovohet 2 marsi, i cili ne thelb kishte unitetin e kombit para gjithe dasive te tjera. Nisma nuk eshte gare as politike e as personale. Eshte thjesht nje binje personale, pasi para se te jem ky perfaqesuesi i Rindjes (jam tash 22 vjet anetar e kontribues i PS) qe thoni ju, jam studiues i fushes se historise. Nuk ka pasur vetem nje nisme po shume te tilla nder vite dhe i vleresoj. Une e ndermora kete nismen time jo per t’ju kundervene nismave te tjera por per ta mbajtur gjalle kerkesen per 2 marsin me bindjen se i ka ardhur koha te behet realitet. Ligji i lejon nje deputeti te marre nje nisme ligjore dhe une e shfrytezova kete pozicion ne sherbim te nje kauze qe e enderroj me kohe. Gjithe te mirat” – e mbyll reagimin e tij Ndreca.